Greqi, përkujtohen ngjarjet e 17 Nëntorit 1973, policia në alarm
ATHINE - Nisin sot demonstratat tre ditore në përkujtim të ngjarjeve të 17 Nëntorit 1973, ku demonstratat studentore u përgjakën nga dhuna.
Mbi 7 000 policë do të jenë të përfshirë në ruajtjen e rendit që sot e deri në 17 Nëntor, që është edhe dita e përvjetorit të 38, të shtypjes me dhunë të revoltave studentore, kundër juntës ushtarake që qeverisi Greqinë nga 1967 deri në 1974.
16 vetë vdiqën dhe qindra te tjerë u plagosën në ngjarjet e 17 nëntorit 1973.
Në oborrin e politeknikumit ndodhet memoriali kushtuar heronjve të lëvizjes studentore.
7 000 policët që janë në gatishmëri gjatë këtyre ditëve, do të patrullojnë dhe do të vendosen në pikat kyce të Athinës, për të parandaluar apo ndërhyrë sa më shpejt sipas nevojës.
Policët janë të të gjitha shërbimeve, ndërsa marrin pjesë dhe forca të skuadrave të zyrës kundër terrorizmit.
Ndërtesat e rëndësisë së vecantë do të jenë të fortifikuara si parlamenti apo ambasada e SHBA.
Cdo vit vargu i gjate i protestuesve, i drejtohet ambasadës amerikane për të protestuar ndaj rolit të Washingtonit, pro juntës ushtarake në Greqi.
Në alarm do të jetë edhe Prokuroria.
Një total prej 11 prokurorësh do të jenë në shërbim 24 orë gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa të enjten, në kulmin e ngjarjeve dhe protestave, numri i tyre do të jetë i shtuar.
Ndërkaq mësimet ndërpriten në Uniersitetet e Greqisë dhe rektorati i Universitetit, do të ketë takime të vazhdueshme në funksion të përkujtimeve tre ditore të të ashtuquajturave “ngjarjet e Politeknikumit