BB raport: Shqipëria nivelin më të lartë të borxhit në rajon
TIRANE-Banka Botërore (BB) ka prezantuar sot në Tiranë raportin për zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore ku përfshihet edhe Shqipëria.
Sa i përket vendit tonë, BB ka konstatuar se Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon. Më tej në raport theksohet se vendi jonë është shumë pranë zonës së riskut të lartë të borxhit. Numri i parë i raportit u bë publik sot paradite nëpërmjet një video konference në zyrat e Bankës Botërore, në Tiranë.
Aktualisht borxhi publik i Shqipërisë llogaritet 59. 6 %, ndërsa deficiti buxhetor në fund të muajit tetor 2011, është rreth 4 %.
Banka Botërore theksoi se në Rajon situata nuk paraqitet optimiste. Edhe pse bankat në rajon janë likuide me baza kapitale të shëndosha, raporti thekson se bankave iu janë rritur kreditë e këqia.
Më tej raporti vlerëson se në Rajon rrezikohet ulja e të ardhurave dhe rritjes ekonomike. Në këto kushte BB sugjeron se është e nevosjhme që të zbatohen politika fiskale të kujdesshme.
Në raportin e Bankës Botërore thuhet se që gjatë vitit 2011 rritja ekonomike në rajon është 2.5 për qind ndërsa për vitin 2012 kjo rritje do të ulet në 2.1 për qind.
(da.bo/BalkanWeb)