Moldavi, nuk ka zgjedhje presidenciale se nuk ka kandidat!
KISHINEV - Zgjedhja e presidentit moldav nga parlamenti, e parashikuar për më 18 nëntor, nuk do të zhvillohet sepse nuk është miratuar asnjë kandidaturë për këtë post vakant që prej dy vjetësh, për shkak të mungesës së shumicës, njoftoi natën duke gdhirë dita e martë media moldave.
"Është e qartë se raundi i parë i zgjedhjes së presidentit nuk do të zhvillohet", siç është parashikuar për të premten, njoftoi kryeministri Vlad Filat.
Afati për depozitimin e kandidaturave mbaroi në mesnatë, sipas orës lokale (22:00 GMT e të hënës).
Që prej prillit 2009, asnjë forcë politike nuk ka shumicën prej 61 deputetësh nga 101 gjithsej për të zgjedhur kryetarin e Shtetit, ndërsa koalicioni prej tre formacionesh aktualisht në pushtet ka vetëm 59 vende dhe Partia komuniste 42 vende.
Por largimi i fundit i tre deputetëve komunistë ka çuar në negociata për nxjerrjen e vendit nga kriza. Këta të fundit refuzojnë të votojnë për kandidatin e koalicionit të shumicës, kryetarin aktual të parlamentit, Marian Lupu.
Këta tre të larguar këmbëngulin për kandidaturën e njërit prej tyre, ish-kyeministres së vendit Zinaïda Greceanii, ose të ndonjë "kandidati të pavarur".
"Për sa kohë nuk kemi garancinë e 61 votave, nuk ka kuptim të depozitojmë kandidaturën", nënvizoi Marian Lupu, sipas medias moldave.
Parlamenti është shpërndarë dy herë që prej 2009, për shkak se nuk ka arritur të zgjedhë një krtyear Shteti. Nëse dështon edhe dy herë të tjera radhazi , do të ketë shpërndarje tjetër.
Moldavia është një Republikë e vogël rumanishtfolëse prej rreth katër milionë banorësh, në kufi me Ukrainën dhe dhe Rumaninë.
Me një Prodhim të Brendshëm Bruto prej 2 500 dollarësh, një nivel i barabartë me Pakistanin dhe Nigerinë, sipas statistikave të qeverisë amerikane, Moldavia është vendi më i varfër në Evropë.
(da.bo/ATSH/BalkanWeb)