Topi-Berisha mirëpresin konsensusin PD-PS për reformat
TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi mirëpriti rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës.
Presidenti i Republikës inkurajoi sot forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë.
“Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, citoi sot Presidenca në një njoftim shtypi.
Mazhoranca dhe opozita pas një kohe të gjatë debatesh dhe konfliktesh arritën dje konsensusin për dy nga çështjet më të debatuara. Konkretisht bëhet fjalë për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën e re elektorale dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Konferenca e Kryetarëve miratoi paraditen e djeshme ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe dy komisione të tjera shumë të rëndësishme. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, palët ranë dakord për ngritjen e komisioneve parlamentare, që janë: Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe Komisioni për ligjet me shumicë të miratuar ose ndryshe ligjet me 3/5 e votave. Në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, kryesisht u diskutua për reformën zgjedhore.
Të dyja palët, si mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort që komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës të cilët do të nisin nga puna për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Përmbushja e reformës zgjedhore ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar, i cili në vijimësi ka apeluar për ta kryer atë me përgjegjësi dhe në një kohë sa më të shpejtë.
MARRËVESHJA PD-PS, BERISHA E PËRSHËNDET NGA NORVEGJIA
Gjatë vizitës që po zhvillon në Norvegji, Kryeministri Berisha takoi Zëvëndëspresidentin e Parlamentit, zotin Per-Kristian Foss, me të cilin ndau edhe lajmin e konsensusit mes dy forcave politike për reformën zgjedhore. Kreu i qeverisë nënvizoi se kjo marrëveshje është në të mirë të vendit.
“Pas një bllokimi dyvjeçar të reformave kyçe, opozita më së fundi po i kthehet realitetit politik. Shpresoj se një kurs i tillë politik do të vazhdojë në interesin më të mirë të vendit”, citohet të ketë thënë Berisha.
Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe procesin e integrimit europian. Kryeministri u shpreh se Parlamenti sapo kishte marrë vendim për të zhbllokuar miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, fillimin e reformës zgjedhore dhe asaj të rregullores së Parlamentit, kushte këto të vendosura edhe nga Bashkimi Europian.. Ai siguroi bashkëbiseduesin se integrimi europian është projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij dhe se ky projekt bazohej vetëm në merita dhe reforma.
(da.bo/ma.ar/BalkanWeb)