E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 anetare te PS i bashkohen LSI

Lëvizja Socialiste për Integrimin, në Qarkun e Gjirokastrës vijon ristrukturimin e degëve lokale në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Gjatë fushatës për anëtarësimin e anëtarëve të rinj të LSI-së në këtë Qark, janë bashkuar edhe pjesëtarë të Partisë Socialiste.

Gjatë një takimi të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim për rrethin e Përmetit, rreth 100 anëtarë të Partisë Socialiste kanë deklaruar largimin nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar LSI-së. Sipas Erjon Jaçes, kryetar i strukturave të PS-së në komunën Dishnicë, 10 organizata socialiste janë shkrirë dhe rreth 100 anëtarët e tyre i janë bashkangjitur Lëvizjes Socialiste për Integrim.

I pranishëm në këtë organizim deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo është shprehur se kjo forcë politike vijon forcimin e strukturave organizative dhe politike me qëllim konsolidimin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 2013.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›