E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD largon nga detyra kreun e Gjykates se Apelit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot largimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Metush Saraçin.

Në mbledhjen e sotme, anëtarët e KLD-së kanë emëruar si kryetar të komanduar për një periudhë 4 mujore, Alaudin Malajn.

Në vijim të kontrollit të cilësisë së punës në gjykata shqiptare, KLD vendosi gjithashtu edhe inspektimin urgjente të kandidatëve për kryetarë gjykatash, ndërsa përcaktohen edhe sisteme vlerësimi dhe kriteresh për emërimet e reja.

Jo zyrtarisht mësohet se Saraçit i kishte mbaruar mandati i tij, ndërsa mbledhja është drejtuar nga kreu i KLD, njëherësh president i vendit, Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›