E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi Meta- Prifti vijon sot seanca e radhes

Sot pritet që tre ekspertët Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani, të kthejnë përgjigje pyetjeve të prokurorit dhe avokateve mbrojtës se ish-zvkryeministri Meta mbi akt ekspertimin e 3 ekspertëve shqiptar për video përgjimin Meta-Prifti. Të premten Organi i akuzës lexoi 34 pyetje për ekspertët lidhur mbi paqartësitë që prokurorët kishin nga ekspertiza e realizuar. Ndërkohë mbrojtja kishte vetëm 7 pyetje lidhur me mbivendosjen dhe ndërhyrjet e konstatuara nga ekspertet në videopërgjimin e transmetuar dhe atë të gjetur në laptopin dhe usb e ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti.

Turpi gjykues vendosi që nga 30 pyetjet dhe nënpyetjet e prokurorisë të heq pyetjet që kishin të bënin me licensat e programeve kompjuterike të përdorura nga ekspertët, apo pyetje të tipit A e konisderoni të saktë konkluzionet tuaja, a është detyra juaj të analizoni faktet tjetër pasi janë konsideruar si pyetje sugjestionuese të cilat cenojnë gjykimin e drejtë.

Përfaqësuesi i LSI-së Spartak Braho menjëherë pas leximit të pyetjeve të prokurorisë ka deklaruar se seanca e së premtes tregoi se prokurori ishte e papërgatitur dhe se procesi është i manipuluar pasi në video përgjim ishte ndërhyrë gjatë kohës që laptopi dhe usb kanë qenë në prokurori.

Akt ekspertiza rrezoi video përgjimin Meta - Prifti duke dalë në konkluzion se nuk është video origjinale. Ndërsa në materialet e tjera të gjetura në dvd, usb apo laptop kishte ndërhyrje dhe mbivendosje që sipas ekspertëve tregonin qartë se video përgjimi Meta -Prifti ishte i manipuluar. Seanca e ardhshme u caktuar ditën e sotme ora 11.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›