100 dite deshtim Vetevendosja vlereson punen e qeverise

Lëvizja Vetëvendosja e ka cilësuar të dështuar 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi. Sipas kësaj lëvizje, “Qeveria Thaçi 2” ka pasur vetëm dështime ndërsa dy prioritetet kryesore të saj, bisedimet me Serbinë dhe privatizimi i ndërmarrjeve më fitimprurëse, janë në dëm të vendit.
“Kjo është qeveri e negociatave me Serbinë dhe qeveri e privatizimit të çdo gjëje publike dhe shpronësimit të vazhdueshëm të popullit të Kosovës nga secila pasuri e tij. E treta është natyrisht prishja e marrëveshjes me FMN-n”-tha Visar Ymeri, Lëvizja Vetëvendosje.
Por zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi i hedhur poshtë kritikat dhe lavdëron punën e qeverisë, e cila sipas tij ka përmbushur pjesën më të madhe të premtimeve të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore.
“Bilanci më i mirë është se kemi një qeverisje stabile, kemi ndërtuar një ambient të mirë të funksionimit brenda për brenda qeverisë. Kemi një stabilitet politik brenda Kosovës. Kemi filluar në realizimin e premtimeve për qytetarët”-tha Kuqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar edhe një interpelancë të re me kreun e qeverisë me anë të së cilës synon publikimin e kontratës origjinale me Bechtel- Enka për autostradën.
Bul Salihu