E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori femijet mes dhuratave dhe urimeve

Fëmijët në ditën e festës së tyre dhe kanë tejmbushur rrugët, parqet e këndet dhe lojrave. Është dita e tyre ndaj dhe prindërit janë kujdesur, që t'i shoqërojnë dhe t'u plotësojnë çdo dëshirë.

Fëmijët kanë marrë dhe dhurata e nëpërmjet Albanian Screen kanë uruar dhe fëmijët e tjerë, të cilët për shkaqe, të ndryshme sociale nuk mund të festojnë. 1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve dhe në shumë vende të botës edhe këtë ditë protestohet për të drejtat e mohuara të fëmijëve.

Ndërsa në vendin tonë edhe pse shumë të drejta të tyre shkelen sistematikisht ende nuk janë kthyer në kulturë protestat sensibilizuese, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Julja Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›