Goditet Kosova humbet 156 mln euro nga FMN-ja

Kosova merr goditjen e parë serioze financiare për shkak të mos respektimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Agjencia “Reuters” njoftoi për arritjen e marrëveshjes së re në mes të qeverisë dhe FMN-së që nënkupton një lloj monitorimi të rreptë të politikave fiskale por pa pasur mundësi të ketë qasje në fondet për këtë vit.
Me këtë marrëveshje Kosova humb të drejtën që të marrë fonde për vitin 2011, e sipas ekspertëve, vendi automatikisht do t’i humbë 156 milionë euro donacione të cilat janë paraparë për buxhetin e vitit 2011. Me gjithë kritikat e ashpra të opozitës dhe shoqërisë civile kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë vlerëson negociatat dhe marrëveshjen e re të arritur me FMN-në.
“Si rezultat i këtyre diskutimeve është arritur pajtimi për një program të monitoruar nga stafi i FMN-së në lidhje me një pako të politikave që do të monitorohen FMN deri në fund të këtij viti. Këto politika kanë për synim kryesor ruajtjen e mëtutjeshme të qëndrueshmërisë fiskale dhe menaxhimin dhe ekzekutimin më të fuqishëm të buxhetit”-tha Thaçi.
Qeveria shpreson që në vitin 2012 të arrijnë një marrëveshje të re me FMN, me një pako shumë më të madhe të ndihmave sesa 155 milionë dollarët e paraparë për këtë vit.
Kryeministri Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë kërkoi nga zyrtarët serb të Beogradit që të ndalojnë deklaratat e tyre për ndarjen e Kosovës, në të kundërtën shefi i qeverisë kosovare tha se kërkesat e shtetit të Kosovës mund të jenë më të mëdha se të tyre.
Bul Salihu