E Diel, 1 Nëntor 2026

“100 familje autoktone tiranase” në faqet e një libri

“100 familje autoktone tiranase” janë përmbledhur në një libër të shkruar nga bashkëshortët Zenel dhe Donika Anxhaku, që u promovua dje me rastin e Çlirimit të Tiranës. Familjet Ndroqi, Petrela, Preza etj. Kalatë e Tiranës. në të cilat gjendet qytetërimi i vjetër, identiteti si dhe vlerat e larta janë tashmë pjesë e bibliotekës së kryeqytetasve. Presidenti i republikës, Bamir Topi, i pranishëm në promovimin e librit, vlerësoi lart traditën tiranase, duke e cilësuar si kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve nëpër botë, kudo që ndodhen.

Nga ana e tij, Zenel Anxhaku, një nga autorët e librit, ngriti lart traditën dhe vlerat tiranase, duke folur për familjet më të shquara dhe intelektuale të Tiranës. Ky libër mbart vlera historike, njohëse si dhe social-shoqërore. Në të autorët Donika Anxhaku dhe Zenel Anxhaku pasqyrojnë familjet e vjetra tiranase në gjenezën e tyre, në zhvillim brez pas brezi, në raportet shoqërore si dhe në meritat e tyre për ndërtimin e një Tirane moderne.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›