100 lulet e Mao Ce Dunit, Edvini i bën 300 tryezat e përrallave
Kryetari i Partisë Socialiste Edvin Rama ka prezantuar dje Encikliken e Energjisë dhe Ujit në qytetin e Durrësit, gjatë së cilës është detyruar që të pranojë se ky “dokument që pasqyron gjendjen reale të energjisë dhe ujit në çdo cep të vendit nuk ka në vetvete sugjerime se si do të dilet nga ky cikël krizash në këta sektorë, porse pritet të pasohet me ide, të cilat do të jepen në tryezat rajonale dhe më pas në ato kombëtare që Partia Socialiste ka ngritur për këto çështje”, që sipas Ramës në total do të jenë mbi 300 të tilla në mbarë vendin. Kryesocialisti dje në Durrës ka zbuluar dashpadashur bllofin e së ashtuquajturës platformë qeverisëse me të cilën Partia Socialiste do të paraqitet parta shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2009. Në mungesë të kurrfarë vizioni apo alternative për mjaft nga problemet akute që ka aktualisht vendi dhe kur sigurisht nuk mund të injorohet dhe neglizhohet as kriza energjitikem, për të cilën duhet thënë se është vënë në rrugën e zgjidhjes si rrjedhojë e fillimit të zbatimit të një sërë investimesh të rëndëishme koncensionare, kryesocialisti ka tjerrë para të pranishmëve disa analiza groteske në lidhje me disa nga problemet e aktualitetit, duke e lidhur edhe rritjen e ndjeshme të çmimit të bukës me “politikën e vjetër” që sipas tij po alikon kjo mazhorancës dhe duke anashkaluar me vetëdije të gjithë faktorët e brendshem dhe kryesisht ata të jahtëm që kanë ndikuar në këtë fenomen. “Në fakt nuk jemi para asaj që thotë Kryeministri - konjukturës ndërkombëtare - të cilat nuk i bëjmë dot ballë, por jemi përpara dështimit të plotë të një politike të vjetër lidhur me bujqësinë, blegtorinë dhe fshatin. Jemi përpara një katastrofe të krijuar nga kjo politikë e vjetër. Nuk do të gjeni në këtë Enciklikë propozimet konkrete të PSSH lidhur me rrugën për të dalë nga kjo gjendje pasi këto propozime do të lindin nga diskutimi i këtij dokumenti. Nga mbi 300 tryeza ne do të mbledhim raportet dhe do të diskutojmë më në thellësi në tryezat rajonale dhe më pas në ato kombëtare” - do të ritheksonte edhe njëherë Rama, duke profiluar kështu një koncept masovik të ndërtimit të programit qeverisës që ende nuk po duket gjëkundi. Populizmi ekstrem i demonstruar edhe në enciklikën e fundit për ujin dhe energjinë evokon në mënyrë të hapët binomit e famshëm komunist “ç’thotë partia bën populli, ç’thotë populli bën partia”. Mbi të gjitha koncepti i vijës së masave që Rama po proklamon me të madhe për të përfituar maiksimalisht nga empatia që shpreson që të shkaktojë tek populli i thjeshtë bie në kundërshtim me idenë fillestare të krjimit të një strukture ekspertësh, ngjashëm me KOP-in e krijuar nga demokratët tre vite të shkuara apo akoma më tej me mundësinë e thirrjes së ekspertëve socialdemokratë gjermanë, për të konsultuar platformën. Është pikërisht mendësia komuniste që mbizotëron në kokat e lidershipit aktual të PS-në me në krye Edi Ramën ato që i druhen se një skemë e tillë mund të konsiderohet si një “arratisje nga realiteti i përditshëm”, “shkëputja nga masat dhe fryma revolucionare që ato mbartin” etj etj. Enciklika e ujit dhe e energjisë ishte dëshmia me e qartë e faktit se Rama jo vetm nuk ka ide politike dhe nuk mund të përfaqësojë elitën, prodhuese të ideve politike socialdemokrate, por ka mbetur tek vija e masave të komunizmit. Ai shpreson që me mendimet të punëtorëve dhe fshartarëve anëkend vendit dhe te redaktuara nga Musa Ulqini e Saimiri të formësojë programin e ardhshëm politico-zgjedhor të PS. Në këtë vendim “shpëtimtar”, ai ka rënë pas miratimit që Zopel-i gjerman i bëri strategjisë së enciklikave në bazë, si mënyrea më e mirë e vendosjes së konktakteev dhe shkëmbimit të oideve të një partie të majtë. Kësisoj Rama edhe ruan parimin Stalinist të vijës së masave edhe kënaq kërkesat e partnerëve socialdemokratë perëndimor për përfaqësimin e turmave në projektet dhe programet politike majtiste.
Re. Po