Tendosen marrëdhëniet Gjermani-Zvicër

Rasti ka shqetësuar opinionet dhe ka shkaktuar debate të nxehta në verën e vitit 2010: hetuesit tatimorë nga Gjermania kanë bastisur dhe kontrolluar në mbarë vendin filialet e bankës "Credit Suisse".
Ato dyshoheshin për ndihmën e shtetasve gjermanë që të fshehin të dhënat e tyre për tatime. Rasti ka shkallëzuar pas aferës së zbuluar në landin e Nordhrein Westfalisë.
Ky land kishte blerë nga një person anonim një CD me të dhënat e personave, që nuk kanë paraqitur për tatime pasuritë dhe paratë e tyre në bankat zvicerane. Autoritetet gjermane kanë nisur procedurat kundër personave që gjendeshin në këtë CD për mashtrim fiskal.
Në anën tjetër, autoritetet e Zvicrës pohojnë se personat që i kanë siguruar ilegalisht këto të dhëna dhe ata që i kanë blerë kanë bërë vepër penale kundër sekretit bankar. Që të dy palët kishin rënë dakord për një marrëveshje, e cila duhet të futet në fuqi në vitin 2013, me të cilën parashikohej zgjidhja e këtij problemi.