E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Kodi brenda muajit, Presidenti sipas Kushtetutës

Ai theksoi se deri më tani janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

“Janë bërë hapa të mëdha por mendoj se ka ende punë për të bërë por koha që ka mbetur nuk është shumë e gjatë deri në fund të prillit dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishmë që koha të përdoret më së miri dhe të krijohëet një klimë e mirë dhe konstruktive brenda komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Për sa i përket numërimit elektonik menodj që mund të jetë efikas dhe kjo varet nga sistemi që do të zgjidhet. E rëndësishme dhe diçka që nuk mund të zëvëndësohet është besimi që njerëzit duhet te kenë në këtë sistem”, tha kreu i OSBE-së.

I pyetur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, nëse ai duhet të përzgjidhet me konsensus, Wollfarth, i qëndroi asaj çka kishte thënë më herë, sipas të cilit, presidenti zgjidhet në bazë të Kushtetutës. “Kushtetuta aktualisht e lejon zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës, por unë mendoj që është e rëndësishme që të përdoret sa me mirë koha që ka mbetur për të zgjedhur një kandidat ose kandidatët e përshtatshem”, tha Wolfarth.

Ai vlerësoi se vlerësoi miratimin e ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative i arritur së fundi midis mazhorancës dhe opozitës. “Është e rëndësishme që të ketë një miratim, por para se të arrihet në një konsensus është diskutimi dhe unë do të përshëndesja nëse në një të ardhme të afërt do të arrihet një konsensus sepse Gjykata Administrative është shumë e rëndësishme për investimet në vend për zhvillimin ekonomik, për hapjen e punëve që janë pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi”, deklaroi Wolfarth. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-03 15:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›