E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 mijë lekë për një master në Akademinë e Arteve

Qeveria ka miratuar dje hapjen në Fakultetin e Muzikës, në Akademinë e Arteve, të programeve të studimeve në ciklin e tretë master i nivelit të dytë në: Kompozim, Muzikologji, si edhe Interpretim. Kjo e fundit do të ketë disa profile si: Piano, Violinë, Violë, Violinçel, Klarinetë, Flaut dhe Muzikë dhome. Këto programe studimi realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është minimumi një vit. Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, është 15, prej së cilës 2 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Tarifa e shkollimit për këto programe studimi është 100 000 lekë dhe studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi. Studentët e shkëlqyer nga cikli paraardhës i studimeve nuk e paguajnë tarifën e shkollimit. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›