ATA QE "SHPETUAN" NDERIN E PS-së
Ajo që ndodhi para dy ditësh në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste do të jetë temë bisedimesh dhe analizash për një kohë të gjatë. Ky interes është parapërcaktuar nga fakti se për herë të parë në këta katër vjet të jetës së kësaj partie, mbase kjo është hera e parë që asaj i duhet të përballet me një sërë vendimesh të rëndësishme siç është ai ndaj zgjedhjeve të fundit politike, ndaj parlamentit të ri, ndaj statutit të vet i cili përcakton se kryetarit i ndërpritet mandati nëse partia humbet në zgjedhjet parlamentare. Posaçërisht ky vendimi i fundit duket se ka tërhequr dhe do të tërheqë vëmendjen e shumëkujt. "Vendimi" i Asamblesë (për ata që zotërojnë një aparat normal analize, ky nuk se ishte një vendim i papritur), sipas së cilit Ramës i jepet e drejta të rikandidojë për postin e kryetarit, duket se le pak hapësira për një zhvillim normal në këtë parti, ku tash sa kohë duket se normat e funksionimit demokratik janë nëpërkëmbur ndjeshëm. Madje, ka jo pak njerëz që besojnë se ka qenë pikërisht kjo gjendje e lirive dhe e demokracisë në gjirin e kësaj partie, një nga shkaqet e humbjes.
Pavarësisht se mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, zhvillimet dhe tensioni i saj në publik u përcollën nga shumë antarë të saj, që nuk hezituan të shkëputeshin prej saj dhe të ndërtonin urat e komunikimit me publikun. Kjo ishte hera e parë në këta katër vjet që ndodhte një gjë e tillë. Duket se shija e përgjithshme e humbjes, dobësimi - me ç‘duket i përkohshëm dhe i llogaritur mirë, - i autoritetit Ramës, mundësia për të kapur kreun e partisë, janë faktorët e "mosrespektimit" të heshtjes për mediat. Ndërkaq, nga karrigia e drejtuesit "në detyrë", Rama ia doli që në mendjet ende të shokuara të anëtarësisë së forumit, të zgjojë ca shpresa (në të vërtetë të rreme) për një opozitë ndryshe, për mos-njohje, mos-hyrje në Parlament, përjashtime, zgjedhje të parakohshme dhe mbi të gjitha, të krijojë përshtypjen se vetëm ai mund ta "përballojë" Berishën. Madje, Berishën së bashku me Metën.
Gjuha e drunjtë e rezolutës që u votua haptazi në këtë Asamble, përcaktimet rigoroze ku mungonte totalisht fryma e asaj që ka ndodhur në të vërtetë, nuk kishte asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën "politikë e re" dhe duket se pavarësisht pavlershmërisë së tij, ky "dokument" mbase do të shënojë ndryshimin e kursit të kësaj partie dhe shndërrimin përfundimtar të saj nga një parti demokratike në një parti të mirëfilltë staliniste e bolshevike. Kualiteti i përkeqësuar edhe më i antarëve të grupit parlamentar të PS-sëe, të cilët sipas statutit janë automatikisht edhe antarë të këtij forumi, ka për të qënë një "mbështetje" e mirë për këtë ndryshim.
Dhe ky ndryshim nuk paralajmëron asgjë të mirë për rikthimin e jetës normale demokratike në këtë parti, si parakushti bazë që ta bëjë të besueshme për shumicën e syve të publikut shqiptar. Në këtë këndvështrim, teorizimet për të ashtuquajturat "zgjedhje të parakohëshme" që ai i përsëriti edhe në daljen publike të ditës së djeshme, nuk janë asgjë tjetër veçse një "taktikë" mjerrane që do të justifikojë vetëm një gjë: rizgjedhjen e Ramës në krye të partisë, me ç‘duket për shkak të "misionit" që dikush i ka ngarkuar. Them dikush, sepse populli nuk ia besoi të vetin. Teorizimet rreth "misionit të papaërfunduar" nuk se shkojnë kundër ndjesisë se tash partia socialiste, me këmbëngulje, po shndërrohet në një sekt të mbyllur. Fuqizimi i rolit të Ruçit flet në të mirë të këtij arsyetimi. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet që pa qënë vetë legjitim, Rama vazhdon të përsëritë në mënyrë të bezdisëshme se kërkon legjitimitetin e qeverisë. Pehlivanllëqet: numerisht dhe ligjërisht qeveria është në rregull, por politikisht (?!) jo, janë shprehje e kësaj "kapjeje" që nuk prodhon dot logjikë.
Pas një muaji, PS do të mbledhë Kongresin. Do të certifikojë kandidaturat alternative, përfshi Ramën. Diku nga vjeshta e dytë do të kemi një farsë zgjedhore pas së cilës do të kemi sërish Ramën kryetar. Kështu pra, justifikimet, pavarësisht dukjes dhe emocioneve, nuk do të kenë ndryshuar asgjë: Berisha do të jetë në pushtet sërish. Partia Socialiste në opozitë. Socialistëve të thjeshtë do t‘u dalë dehja postzgjedhore. Rama do të jetë në krye edhe të PS-së, edhe të Bashkisë.
Megjithatë vlen të vihet në dukje se pas katër vjetësh, hiq ndonjë rast sporadik, në mbledhjen e fundit të Asamblesë pati për herë të parë një grupim, i cili, edhe pse ende i paformatuar mjaftueshëm, tentoi të shpalosë një mendim alternativ nga ai i Ramës. Për momentin rezoluta e tyre alternative mbeti vetëm një projekt. Duket se trysnia e shumllojshme që do të vazhdojë mbi këtë grupim do ta bëjë të vështirë që ky grup të rritet dhe të hedhë shtat. Nervozizmi ndaj tyre, edhe pse në dukje i përmbajtur, edhe pse disi i justifikuar pas katër vjetësh pushteti të pakufizuar të kryetarit, është një marrëzi: në të vërtetë shpalosja e mendimit ndryshe, është një nder që i bëhet kësaj partie dhe imazhit të saj publik: padrejtësisht ajo që ndodhi është e mjaftueshme që të krijojë iluzionin e një partie demokratike. 15 votat që askush nuk e di se si i paska numëruar RuçI, pasi askush nuk e mori vesh atje se sa njerëz ishin, sa me mandate e sa pa, sa miq e sa armiq, janë të mjaftueshme për të justifikuar këtë mashtrim naiv.
… Në një shkrim të Umberto Eco-s të para disa ditëve risillej në kujtesën e publikut një ngjarje e ndodhur vite të shkuara, në kohën e rregjimit fashist, pikërisht në vitin 1931. Aso here paskesh pasur në të gjithë Italinë 1200 profesorë universiteti. Atyre iu kërkua që të betoheshin për luajalitetin e tyre ndaj regjimit. Vetëm 12 prej tyre (pra fiks vetëm 1 përqind), refuzuan dhe humbën punën. Ka diskutime të pavlera se mbase kanë qenë 14. Kjo ngjarje, shkruan Eco, kaloi pa vëmendje në atë kohë, por sot mund të themi me plot gojën se ata 12 profesorë që refuzuan betimin fashist, shpëtuan nderin e universiteteve, dhe në konkluzion, nderin e vendit në tërësi.
Për një paralele të thjeshtë, ishin pikërisht ata 15 veta - nëse janë vërtet aq - që i shpëtuan "nderin" Partisë Socialiste. Dhe në një kuptim më të gjerë, dhanë një imazh të ndryshëm për zhvillimet tashmë problematike dhe retrograde në gjirin e saj.