"Skënderbej" mbyll dyert e dy fakulteteve
Universiteti "Skënderbej" në Tiranë mbyll dyert për dy fakultete të tij. Ndërsa studentët e regjistruar aty në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë do të vijojnë programin mësimor në dy universitete të tjera, atë të Tiranës dhe Politeknik në degët respektive. Ky ka qenë një tjetër vendim i marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në vendimin e posaçëm për këtë çështje specifikohet mbyllja e programeve të studimit, të ciklit të parë, me kohë të plotë, Administrim biznesi dhe Inxhinieri elektronike, në universitetin ushtarak "Skënderbej", Tiranë.
Po kështu vendimi sanksionon transferimin e studentëve, që studiojnë në Fakultetin e Menaxhimit, dega Administrim Biznesi në universitetin ushtarak "Skënderbej", Tiranë, në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu do të transferohen edhe studentët që studiojnë në Fakultetin Teknik, dega Inxhinieri Elektronike, në universitetin ushtarak "Skënderbej" Tiranë, në Fakultetin Elektrik, të Universitetit Politeknik të Tiranës. Për të kryer një zhvendosje të tillë të këtyre të rinjve nga njëri universitet në tjetrin, qeveria ka ngarkuar me këtë detyrim rektoratin e UT-së, atë të Universitetit Politeknik të Tiranës, dekanët e fakulteteve, të universitetit ushtarak "Skënderbej", Tiranë, të cilët duhet të marrin të gjitha masat për transferimin e studentëve. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes detyrohet që të vazhdojë respektimin e kontratës me studentët në interes të përgatitjes së tyre për oficerë të Forcave të Armatosura dhe të mbulojë tarifën e regjistrimit dhe atë të shkollimit pranë Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.