Fevziu Opozita po ndjek bojkotin si strategji
Analisti, Blendi Fevziu, gjatë një bisede në studion e ABC News ka theksuar se statusi u mohua për shkak të ngërçit politik që ekziston në Shqipëri. Fevziu deklaroi se raporti ka kritikuar bojkotin e opozitës në këto dy vite.
Sipas Fevziut raporti ishte diçka e pritshme dhe se nisur nga zhvillimet politike pritej ky raport. “Statusi u mohua për shkak të ngërçit politik. Por në BE ka vende që e mbështesin Shqipërinë”, tha Fevziu. Lidhur me vendimin e BE për ti dhënë statusin e vendit kandidat Serbisë, Fevziu tha se në BE u mbajt qëndrim dashamirës ndaj Serbisë.
Ndërkaq ai tha në BE ka vende paragjykuese ndaj Turqisë, ndërsa Mali i Zi e Maqedonia, janë në disnivel me Serbinë.
Ai tha se demokracia e Shqipërisë është e shëndetshme dhe se SHBA janë mbështetja kryesore për Shqipërinë. Po ashtu edhe Italia një nga shtetet që mbështet Shqipërinë. Fevziu tha se raporti ka kritikuar bojkotin e opozitës dhe opozita po ndjek bojkotin si strategji.