E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 top-ligat, Shqiperia e 65-ta

(ALBANIA SPORT) – Shqipëria ka kampionatin e 65-të më të fortë në botë, me 289 pikë, po aq sa Qipro. Përfundimi ka dalë nga Instituti i Statistikave dhe Historisë në Futboll, IFFHS, që ka listuar edhe 100 kampionatet maksimale më të forta në planet. Në krahasim me renditjen e vitit të kaluar, Kategoria Superiore ka rënë me 3 vende, pasi në vitin 2009 renditeshim në pozicionin e 62-të. Shqipëria vjen pas Irlandës (e 63-ta, 296 pikë) dhe Panamasë (e 64-ta, 294.5 pikë), duke lënë pas Singaporin (i 67-ti, 286.5 pikë).

Nëse jemi shumë pas nivelit të disa kampionateve ballkanike, si ato të Turqisë (vendi i 10-të, 691.5 pikë), Greqisë (13/ 625.5 pikë), apo dhe Bullgarisë (35/385.5), Serbisë (36/383), Kroacisë (37/380) e Sllovenisë (38/370), gjithsesi, nuk duhet të trishtohemi pasi Maqedoninë e kemi lenë pas. Fqinjët tanë lindorë renditen në vendin e 79-të me 259 pikë, plot 14 vende pas kampionatit shqiptar, ndërkohë që kampionati i Bosnjës renditet në vendin e 100-të me 191.5 pikë, ndërsa ai i Malit të Zi nuk figuron fare në qindëshen e parë.

Ajo që duhet theksohet është fakti, se nëse Kombëtarja renditet në vendin e 96-të me 336 pikë, pra diferenca midis përformancës së kampionatit shqiptar dhe asaj të Kombëtares është 31 vende.

Në vend të parë ndodhet Anglia me 1187 pikë,  e ndjekur nga Spanja (vendi i 2-të/ 1077 pikë) dhe Gjermania (3/1031). Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Brazili (4/ 941), Italia (5/920), Franca (6/899), Argjentina (7/838), Holanda (8/838), Ukraina (9/746.5) dhe Turqia (10/691.5). 

V Kampionatet         Pikë
1. Anglia          1187
2. Spanja             1077
3. Gjermania         1031
4. Brazili            941
5. Italia            920
6. Franca            899
7. Argjentina        838
8. Holanda            799
9. Ukraina            746.5
10.Turqia            691.5
...........................
13.Greqia            625.5
..........................
35.Bullgaria        385.5
36.Serbia            383
37.Kroacia            380
38.Slovenia        370
.......................
63.Irlanda e Veriut     296
64.Panamaja        294.5
........................
65.Shqipëria        289
65.Qipro            289
67.Singapori        286.5
...........................
79.Maqedonia        259
100.Bosnja            191.5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›