Apolonia drejt Malit të Zi

(ALBANIA SPORT) – Apolonia do ta kryejë fazën përgatitore dimërore në Ulqin të Malit të Zi. Skuadra fierake do të niset drejt vendit fqinjë të mërkurën, më 6 janar. Trajneri Hasan Lika do të ketë mundësinë të testojë lojtarë të rinj, por dhe të zhvillojë ndonjë miqësore të mundshme pasi në Malin e Zi do të jenë edhe tri skuadra të tjera të Superligës, Shkumbini, Gramozi dhe Vllaznia.