E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Klubet serbe të lidhura me krimin

(ALBANIA SPORT) – Ministri i Brendshëm i Serbisë, Iviça Daçiç, pohoi se rreth gjysma e klubeve serbe të futbollit janë të lidhura me organizata kriminale. Lajmi jepet nga faqja austriake Kleinenzeitung.at, që nga ana e saj u referohet deklaratave të Daçiçit në gazetën e përditshme “Blic”, pas takimit me një nga presidentët e klubeve në Serbi. Ministri i Brendshëm përmendi se ekziston një “libër i bardhë” ku janë listuar emrat e presidentëve të dyshuar të klubeve, përfshirë dhe të atyre të vogla, por pa përmendur detaje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›