Flamurtari nis përgatitjet në Bosnjë

(ALBANIA SPORT) - Flamurtari nisi fazën përgatitore në Bosnjë-Hercegovinë. Skuadra vlonjate do të akomodohet në Mecigorje ku do të qëndrojë për rreth dy javë. Në përbërje të skuadrës, midis 22 lojtarëve të thirrur nga trajneri Gugash Magani janë dhe Gerhard Progni e Elton Grami.