Tirana, faza përgatitore në Turqi

(ALBANIA SPORT) – Tirana do ta kryejë fazën përgatitore në Antalia. Kampionia në fuqi do të niset të shtunën (9 janar) dhe do të akomodohet në Kemer të Antalias, në hotelin “Limak Limra”, një ambient shumë i njohur për 24-herë kampionët e Shqipërisë. Në Turqi do të jetë edhe Dinamo, me të cilën bardheblutë do të përballen në ndeshjen e parë të vitit 2010 (java 18). E reja e fundit nga Tirana është rikthimi në stërvitje i mbrojtësit të njohur Rezart Dabulla, i cili rikthehet pas një rikuperimi 3 mujor.