100 vjet Pavarësi, Sheshi i Flamurit në Vlorë shpallet monument kulture
Tiranë- Komiteti Shtetror pr 100 vjetorin e Pavarsis ka shpallur monument kulture “Sheshin Flamurit në Vlorë.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Berisha është vendosur gjithashtu që monumenti i Ismail Qemalit, i autorit Odise Paskali, i cili aktualisht ndodhet n Muzeun Historik Kombtar, t zhvendoset nga ky Muze dhe t vendoset n vendvendosjen e aprovuar m par nga Komiteti, në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me rrugën Ismail Qemali.
Ndrsa monumenti i Ismail Qemalit, me autor Veli Blakçori, do t vendoset n Muzeun Historik Kombtar.
Komiteti aprovoi edhe projektin pr muzoleumin kushtuar Nns Mbretresh dhe u krkua t hapet menjher tenderi pr realizimin e tij. Kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë është kërkuar të hapet edhe një konkurs kombëtar mbi realizimin e një spoti, gjithashtu është kërkuar edhe ndërtimi i një Website.
Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, kryeministri Berisha ka theksuar edhe një herë domosdoshmrin e prcaktimit t t vrtetave historike t kombit, si një proces jetik pr t ardhmen e nj kombi.
Unë kam ndjekur me respekt të madh polemikat në shtyp dhe i kam mirëpritur ato. Edhe qëndrimin ndaj rolit të aleatve n luftn nacionalçlirimtare në Shqipëri. Nse Enver Hoxha e fshehu në mënyrën më të pacipë, ne sigurisht do ta nxjerrim në pah atë, sepse ajo është një e shkuar q duhet të dalë. Konstatoj nj qëndrim hoxhist ndaj këtyre t vërtetave t mdha. Është thënë dhe është e provuar që Shtetet e Bashkuara aplikuan parimin: çdo arm, për çdo shqiptar që do të luftojë dhe jo vetëm arm, por dhe mbështetje tjetër. Kjo e lartëson luftën. Kjo nuk e zbeh at, përkundrazi, e dëshmon siç ishte- tha ai.
Më tej kreu i ekzekutivit solli gjithashtu, n vmendje t Komitetit një tjetr përvjetor të rëndësishm për mbarë njerëzimin, përvjetorin e Perandorit Kostandin, me origjin ilire.
Ne jemi edhe në një përvjetor të rëndësishm për mbarë njerëzimin dhe ky është përvjetori i Perandorit Kosntandin. Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Kostandin është burri më i rëndësishm në historin e njerzimit. Është ky Perandor, me origjinë universalisht të pranuar ilire, i cili me votn dhe forcën e pushtetit të tij i hapi rrugën krishtrimit dhe ndaloi gjahun e pamerituar që po bëhej ndaj besimit të krishter. Është ky, sëbashku me bashkëperandorin Licinius, autor i dekretit të Milanos, që themeloi Kostandinopulin, një nga epiqendrat më të rëndësishme të qytetërimit botëror,- vijoi Berisha.
Për të nderuar figurën e Kostandinit Berisha ka kërkuar që të bashkëpunohet me Kosovën dhe të zhvillohen një sërë aktivitetesh.
Kliti Topalli/IDEA/