Lazarat- 4 të rinj qëllojnë me plumba gjurmëlënës policinë
Lazarat- Prania e forcave policore në Lazarat mesaduket i shqetëson banorët e këtij fshati, pasi mbrëmjen djeshme 4 të rinj kanë qëlluar me plumba gjurmëlënës në drejtim të postobllokut të policisë në Kordhocë.
Për pasojë plumbat kanë shkaktuar tre vatra zjarri në zonën mes lagjes Zinxhira dhe Lazaratit, dhe janë djegur tre hektarë me pisha.
Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e zjarrfikësve në këtë zonë ka qenë e pamundur, duke bërë që flakët të vijojnë edhe sot.
Mësohet se personat që qëlluan janë indetifikuar nga policia, dhe po punohet për kapjen e tyre.
Prej disa javësh Lazarati është rrethuar nga forcat policore, në sajë të një aksioni për të ndaluar kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat. Por edhe pse policia është e pranishme aty, droga vijon të dalë prej andej sepse në të gjitha rastet kur janë ndaluar trafikantë droge, lënda narkotike ka patur si burim Lazaratin.
/IDEA/