E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori, Berisha: 2012, viti i të vërtetave historike

“100-vjetori i pavarësisë, do të jetë viti i të vërtetave historike”. Kështu e ka cilësuar kryeministri Sali Berisha këtë festë, gjatë mbledhjes të komitetit ndërministror.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri citoi se gjatë gjithë vitit do ketë aktivitete që do të kremtojnë këtë festë të shënuar për kombin shqiptar. Ai shtoi se mbi të gjitha, shqiptarët do të donin të mësonin të vërtetat historike, ndërsa vuri në dukje se një rol të rëndësishëm për këto të vërteta do të luajnë studiuesit.

“Shqiptarët do të donin që ky vit të jetë vit i të vërtetave të tyre, jashtë çdo manipulimi të zhvillimeve të një shekulli ku ata u bënë të lirë, të pavarur.

Berisha tha më tej se për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, veprimtaritë do të shtrihen në të gjithë vendin.

Kjo mbledhje vjen si vazhdim i punës së bërë nga të gjithë nëngrupet e këtij komiteti për hartimin e një plani veprimtarish të rëndësishme për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, veprimtari që do shtrihen në të gjithë vitin, pasi viti është i gjithi jubilar. Këto veprimtari do shënojnë ngjarjet, momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar deri në datën 17 të vitit 2013, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›