KLD rrëzon qeverinë, 8 vota kundër kërkesës për shkarkim të Spahiut
Pas mbi 5 orë debatesh për çështjen Spahiu në KLD është zhvilluar një votim, ku KLD ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për shkarkimin e Spahiut. Përfaqësuesi i qeverisë, ministri Eduard Halimi kërkoi që të mos pranohej dorëheqja e Kreshnik Spahiut, por KLD rrëzoi me 8 vota kundër dhe 5 pro këtë kërkesë. KLD i ka dhene kështu mbeshtetje Spahiut duke miratuar doreheqjen e tij. Kuvendi pritet të deklaroj të mbyllur komisionin hetimor kundër Kreshnik Spahiut dhe do të duhet ta zevendesojë Spahiun si anëtar. Deri në këtë zëvendësim, drejtimin administrativ të KLD e merr Valbona Vata. Ndërkohë tensioni dhe sharjet në KLD kanë qenë të. Ministri Halimi akuzon pesidentin Bamir Topi për pengimin, sipas tij, të “hetimeve ndaj Kreshnik Spahiut”. Vetë Spahiu nuk ka qenë i pranishëm, por me sa duket nga votimi ai ka siguruar mbështetjen e anëtarëve të KLD-së. Ekspertë kushtetues mendojnë se KLD rrezikonte të futej në krizë institucionale në rast se merrte një vendim të ndryshëm.
*****
Debate të ashpra ka patur gjatë gjithë ditës së sotme në mbledhjen e zgjatur të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku pritej zëvendësimi i nënkryetarit të dorëhequr Kreshnik Spahiu. Burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur për Shekullin se ka patur replika mes presidentit dhe përfaqësuesve të qeverisë, lidhur me dorëheqjen e Spahiut dhe procedurën e zëvendësimit të tij. Zhvillimet dëshmojnë se mazhoranca po tenton brenda KLD-së “të ngrijë” dorëheqjen e Spahiut, dhe të kryejë procedurë shkarkimi për të, ashtu siç u paralajmërua ditën e dorëheqjes së z.Spahiu. Kurse Presidenti ka deklaruar zëvendësimin e tij. Vetë Spahiu nuk është i pranishëm në mbledhje, ndërkohë që priten deklaratat e palëve pas përfundimit të mbledhjes që po vijon prej mëngjesit të ditës së sotme.
*****
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka dhënë dje dorëheqjen në 11 shkurt për ti hapur rrugë shqyrtimit të përplasjes së tij me Kuvendin në Gjykatën Kushtetuese. Dorëheqja i është dorëzuar po dje Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe, sipas Spahiut, është e parevokueshme. Numri i dy i KLD-së bëri të ditur vendimin e tij për të larguar nga detyra që mbante për më shumë se tre vite vetëm pak minuta përpara nisjes së seancës së komisionit hetimor kundër tij. Pas tre vite e gjysmë përpjekjesh të qeverisë për të më shkarkuar, vendosa ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqësor, të iniciuar me kërkesën për shkarkimin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë dhe pushtuar Kuvendi kompetencat ligjore të vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë,- deklaroi Spahiu. e
Dorëheqja e Kreshnik Spahiut nuk ka frenuar anëtarët e komisionit hetimor ndaj tij për të ashpërsuar akuzat dhe gjuhën ndaj ish-numrit dy të KLD-së. Madje në seancën e djeshme deputetët e djathtë kanë paralajmëruar se do të dërgojnë një kallëzim penal në prokurori për Kreshnik Spahiun me pretendimin se nuk ka bashkëpunuar për të dhënë informacione duke shkelur ligjin për komisionet hetimore. Zoti Spahiu do të shkarkohet për abuzimet e rënda që ka kryer. Parlamenti nuk e pranon dorëheqjen e tij. Kjo është bërë për ti shpëtuar ndëshkimit. Në fakt dorëheqja do të kishte pasur sens nëse do ishte bërë para se të fillonim procedurat. Procedurat për shkarkimin e tij kanë nisur dhe do të përfundojnë,- tha Paulina Hoti, deputete e PS.
Nderkohe presidenti Bamir Topi deklaroi se do të respektojë vendimin e marrë prej numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar si të tilla. Nuk interferoj në këtë çështje për sa kohë ai ka dërguar padinë e tij në Gjykatën Kushtetuese, theksoi kreu i shtetit.