Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
13/02/2012 Bllokimi i rrugëve nga bora, Kryeministri Berisha mbledh në mbrëmje kabinetin qeveritar
Në një mbledhje urgjente të mbrëmjes së djeshme qeveria vendosi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet ku reshjet e dëborës kanë shkartuar probleme në qarkullimin e njerëzve. Kryeministri Berisha në fjalën e tij, pasi kërkoi të mos trajtohet me panik kjo situatë, garantoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve, me qëllim shpëtimin e jetës së tyre. “Në këtë mbledhje qeverie vendosim për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këto qarqe, të sigurojmë jo vetëm kalueshmërinë nëpër rrugë, por dhe ndihmën në ilaç, ushqime, por dhe në nevoja të tjera. Prognoza nuk është ajo që do të donim. Përsëri stacionet meteorologjike paralajmërojnë vazhdimësinë e kësaj situate. Prandaj ne me masa energjike duhet të bëjmë gjithçka që të mos lejojmë humbjen e jetëve”, - tha kreu i qeverisë. Ndërsa banorëve të këtyre zonave problematike u bëri thirrje të shmangin udhëtimet që u rrezikojnë jetën. “U bëj thirrje banorëve të shmangin në maksimumin e mundshëm udhëtimet që kërcënojnë jetën e tyre, sepse me gjithë dëshirën e jashtëzakonshme të qeverisë për t’i ndihmuar realiteti është se jo në çdo rast kjo ndihmë mund të arrijë në kohën e duhur. Megjithatë, Të mos e trajtojmë me panik këtë situatë, por ta trajtojmë me maturinë më të madhe atë”, - u kërkoi ai qytetarëve. Një garanci të veçantë Kryeministri u bëri edhe atyre që sipas tij fërkojnë duart. “Ata që nga shtrofullat e tyre fërkojnë duart e nxjerrin vrer dhe shpresojnë se mund të qëmtojnë vota mbi mundimin dhe sakrificën e qytetarëve shqiptarë, rendin jo në dëborë, por në shpellën e primitivizmit të tyre. U them sonte se sigurisht që është një situatë jo e lehtë, por do të bëjmë gjithçka që banorët të ruajnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe pasuritë e tyre”, - tha Kryeministri. Gjithashtu ai u kërkoi qeverive vendore të marrin masa që të shmangin rreziqet që mund të shkaktojnë humbjet e jetëve të banorëve në zonat e tyre, veçanërisht për rreziqet më evidente, duke veçuar shembjen e çative për shkak të rëndesës së madhe të borës mbi to si dhe ortekëve. Deri më tani Kryeministri tha se qeveria e ka përballuar situatën e deritanishme me angazhimin më të madh. “Qeveria ngriti në kohë komitetin qeveritar dhe e trajtoi problemin me të njëjtin standard të një emergjence civile”, - njoftoi Kryeministri. Paraditen e djeshme kreu i qeverisë ishte në qytetin e Kukësit, ku drejtoi mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, të ngritur për situatën e krijuar nga moti i keq në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Ai diskutoi me anëtarët e Shtabit mbi situatën konkrete dhe problematikat kryesore të krijuara nga sasia e madhe e dëborës në këto zona, si dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe ndihmën më efikase që mund t’u jepet banorëve të këtyre zonave.