E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria digjet nën dëborë, Saliu krihet para televizionit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagon ne Twitter pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha dhe vazhdimit të mbledhjeve të tij dhe ministrave të kabinetit për festimet dhe aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Për Ramën është e paturpshme që kryeministri del para televizionit, kur tërë vendi është i përfshirë nga dëbora.
E paturpshme: Shqiperia digjet nën dëborë, Saliu krihet para tv duke molloisur për Azerbajxhanin paradite e për Zogun e Hoxhen paradarke!,
Akuzat ndaj kryeministrit vijojnë me tej me të njëjtën intesitet, ku për kreun opozitar deklaratat e kryeministrit janë të kota.
Cili KM në botë me vendin në këtë hall nuk do rrinte sot 24h ne krye të operacioneve të emergjences, po do merrej me mufka si Saliu sot?
Ky KM po e turperon përdite shoqerinë tonë me nivelin e ndergjegjes, logjikes dhe politikes së tij qorre e shurdhe ndaj halleve të vendit!, përfundon reagimi i Ramës.
Ndërkaq, ditën e djeshme, kryeministri Berisha vuri në dukje se dhe pse situata është e vështirë nuk ka arsye për panik, pasi situata do të trajtohet me maturi. Ai theksoi se komiteti i emergjencave civile me qeveritë vendore kanë ndërmarë aksione nga toka dhe ajri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›