E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:100 vjetori i pavarësië, vit i të vërtetave kombëtare

“Të vërtetat e kombit duhet të dalin në pah, jemi një komb që kemi vuajtur nga manipulimet”. Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Sali Berisha në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave në kuadër të vazhdimit të punës për kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Berisha ka sjellë në vëmendje kryesisht Luftën Clirimtare, ku sipas tij nevojitet një shqyrtim objektiv, një gjykim i emancipuar ndaj figurave që lidhen me këtë ngjarje. Në këtë kontekst Kryeministri është shprehur se shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë nga nazizistët dhe nuk lejuan internimin e tyre në kampe.

“Veprimtarit do të shtrihen në të gjithë vitin pasi ky është vit jubilar. Këto veprimtari shënojnë ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme të kombit shqiptar deri me datën 17 shkurt të 2008. Në këtë kontekst është punuar dhe po punohet nga nëngrupet, institucionet, qeveritë vendore, në përpjekje për ta shndërrruar vitin në vitin e të vërtetave kombëtare. Shqiptarët i ka ndjekur një fat i keq i manipulimit, edhe ne kemi pasur ngjitjet dhe rëniet, sukseset dhe dështimet në rrugën tonë. Në gjithë këtë proces rolin më të madh e kanë studiuesit, zyrtarët e tjerë mund të përcaktojnë një kontroll, mund të mbështesin, por ajo cka nevojë populli shqiptar është njohja me të vërteta të pamanipuluara. Moment që kërkojn një vështrim objektiv është moment i Luftës Çlirimtare, që përbën një faqe të ndritur në historinë kombëtare. Momenti i luftës clirimtare kërkon të shikohet me objektivitet. Kuislimet nuk mund të reabilitohen, por duhet parë me vëmendje se sa kuislimë ishin këto figura. Gjatë luftës ka një moment të jashtëzakonshëm në raport me terësinë. Pati familje shqiptare ndër me bujaret dhe të besës, kjo periudhë kërkon shqyrtim objektiv, ata që kanë tradhtuar kanë tradhëtuar por gjykimi mbi ta duhet të jetë i emancipuar dhe objektiv. Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë nga nazizistët dhe nuk lejuan internimin e tyre në kampe”-tha kryeministri.
 

Në vazhdim vlerësim maksimal ka dhënë edhe ndaj Organizatës “Vatra” duke theksuar se ajo luajti rol të madh në të gjitha momentet e historisë tonë. Kryeministri Berisha ka urdhëruar që në 100 vjetorin e saj të dërgohet dhe një përfaqësi nga Shqipëria si dhe të jepet kontributi në festimet e tyre.
 

“Organizata Vatra ka luajtur rol në të gjitha momentet, në marëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Vatra mbajti të gjallë shqiptarësinë, vizionin e lirisë së shqiptarëve. 100 vjetori i vatrës është 100 vjetori i të gjithë shqiptarëve. Duhet të jetë një përfaqësi nga Shqipëria dhe të japim një kontribut në këto festime. Vatra është një simbol i shkëlqyer i kontributit të shqiptarëve me popullin amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›