E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Arritjet tregues i funksionimit te koalicionit

Shqiperia arriti te permbushe me sukses detyrimet e saj per liberalizimin e vizave. Kjo u be e mundur fale mirefunksionimit te koalicionit qeverises. Kjo deklarate u be dje nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate nje takimi te zhvilluar ne qytetin e Vlores. Shqiperia ka permbushur me qindra detyrime me qindra kushte per liberalizimin e vizave te qytetareve te saj me hapesiren Shengen te Bashkimit Evropian. Jane miratuar me qindra ligje dhe akte nenligjore jane investuar dhjetera milione euro jo vetem per te pasur dokumente te sigurta per qytetaret tane por edhe per te pasur kufij te sigurt per te pasur standarde dhe masa ne luften kunder krimit te organizuar kerkesa keto qe kane qene teper rixhide nga ana e Bashkimit Evropian. Te gjitha keto jane plotesuar sikurse eshte konfirmuar edhe nga vete Bashkimit Evropian ne gati me pak se nje vit - deklaroi Meta. Me tej ne fjalen e tij Meta ka deklaruar se LSI eshte e vendosur per te qene garante e proceseve integruese te vendit te permbushjes se detyrimeve ndaj NATO-s dhe njekohesisht ndaj Bashkimit Evropian. Po dje kryetari i LSI-se Meta ka zhvilluar nje tjeter takim ne Mallakaster ku ka premtuar se Qeveria do te beje gjithcka per te permiresuar kushtet e punes ne rafinerite e naftes. Dua tju siguroj se edhe ne detyrat qeveritare qe do te thote edhe si minister i Ekonomise une do te bej gjithcka ne menyre qe rafineria e Ballshit te punoje gjithe vitin dhe prodhimi vendas te perpunohet ketu. Do bej gjithcka qe kushtet e atyre qe punojne ne industrine e naftes te permiresohen. Ne do te bejme me shume ne menyre qe edhe bujqesia edhe pemetaria agrobiznesi ne pergjithesi te zhvillohet ne rrethin e Mallakastres. Per kete do te jemi ne dialog te vazhdueshem me te gjithe komunitetin tuaj me te gjitha bizneset qe funksionojne ketu ne Ballsh Mallakaster dhe ne te gjithe qarkun e Fierit - tha kreu i LSI-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›