100-vjetori i Pavarësisë, Berisha kërkon të vërtetat historike

“Asnjë komb tjetër nuk pati një deformim dhe shtrembërim të historisë së tij siç pati kombi shqiptar...Është bërë punë e madhe në drejtim të zbardhjes së të vërtetave historike porse ende mbetet shumë për të bërë nga historianët dhe studiuesit”, tha Berisha.
“Po të marrim rezistencën e armatosur në Luftën II Botërore, ajo përbën një nga faqet më të ndritura në historinë e popullit tonë. Çdo cili që vë dyshime mbi këtë bën një gabim fatal. Kjo bëri që shqiptarët të renditen në anën e drejtë të historisë, në luftën anti-fashiste dhe Shqipëria të mos copëtohej paskëtaj”.
Berisha tha se Lufta Çlirimtare nuk ishte luftë civile por pati shumë aspekte të tilla, sikundër pati çdo luftë çlirimtare në kontinent.
“Duke njohur të vërtetat historike të transformuara nga diktatura ne bëjmë gjënë më të drejtë. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën lidhur me ballistët dhe legalistët, të cilët u nxinë nga historiografia komuniste. Të shumtë ishin shqiptarët që u vranë thjeshtë sepse nuk ishin komunistë por rojalistë”, tha kryeministri.
Berisha tha se një aspekt tjetër është se shqiptarët bënë luftën, por armë, financa dhe organizim nuk kishte, në këtë mënyrë rol kryesor luajti Britania e Madhe, e cila ndihmoi në armatosjen e shqiptarëve, financimin dhe organizimin e tyre. “Është në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historik të taksapaguesve britanikë dhe qeverisë së saj”.
Kryeministri vlerësoi lart rolin e klerit mysliman, katolik dhe ortodoks në shpalljen e pavarësisë dhe më pas, porse shumë figura janë mbuluar padrejtësisht me pluhurin e harresës./Start/
2012-07-05 12:45