100 vjetori i Pavaresise Teatri i Kukullave perqendrohet te repertori shqiptar
Tetari i kukullave për këtë sezon artistik do t’i kushtoj më së tepërmi vëmendje repertorit shqiptar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Edhe këtë fundjavë në skenë do të ngjitet shfaqja shumë e dashur për fëmijët “Kacamicrri kërkonte shokët” e shkruar nga Skënder Hasku dhe ku interpretojnë aktorët më të mirë të këtij teatri. Drejtorja e Tetarit të Kukullave dhe regjisorja e shfaqjes, Klaudia Hila na bën me dije se edhe ky sezon ka nisur mjaft mirë.
Ndërsa aktorja, Miranda Furrxhi thotë se teatri mbetet një magji mjaft e dashur për fëmijët në çdo kohë. Hila thotë se kulmimi i shfaqjeve do të jetë me përfshirjen e gjithë fëmijëve në hapsirën mbarë shqiptare në një spektakël të vërtetë.
Premiera e parë që do të ngjitet në skenë do të jetë në mes të shkurtit, pasi të miratohet nga këshilli artistik.