Spanja arrin rekord papunesie
Papunësia në Spanjë ka kaluar në më shumë se pesë milionë në tremujorin e fundit të vitit 2011. Lajmin e kanë bërë me dije statistikat zyrtare. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, deri në fund të dhjetorit, numri i të papunëve ishte në 5,3 milion, nga 4,9 që kishte qenë në semestrin e mëparshëm, korrik-shtator. Norma u rrit nga 21.5 % ne 22.8 % e cila shënon dhe shkallën më të larte të papunësisë në 17 vitet e fundit. Shifrat e reja tregojnë se më shumë se gjysma e 16 –24 vjeçarëve janë të papunë , 51.4 % krahasuar me 45.8 % që ishte më parë
Spanja ka që tani normën e papunësisë më të lartë midis 17 vendeve të Eurozonës dhe pritet që situata të përkeqësohet edhe më shumë me vendin që po shkon drejt recensionit. Norma prej 22.8% është më shume se dy herë mbi normën mesatare të papunësisë në Eurozonë , vendet e të cilës kanë një normë prej 10.3 % të të papunëve në muajin nëntor. Partia Popullore, e ardhur në pushtet pas rënies në nivele të ulëta historike të socialistëve për shkak të paaftësisë për të manaxhuar si duhet krizën, ka premtuar reforma të menjëhershme për punësimin, ndonëse ka bërë të qartë se situate problematike mund të ketë nevojë për kohë për t’u zgjidhur. Punonjësit e shërbimit publik kane organizuar një sërë demonstratash në Spanjë për të protestuar kundër papunësisë dhe rritjes së masave shtrënguese. Banka e Spanjës parashikon se ekonomia e vendit do të tkurret me 1.5% këtë vit, duke thënë se kriza e borxheve në Eurozonë ka shkatërruar besimin e investitoreve si dhe mbylljen e mjaft bizneseve për shkak të mos marrjes së kredive çka ka sjellë dhe një rënie të madhe të kërkesave të brendshme.