E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori i Pavarësisë, historia do njohë versionin e saj të vërtetë

15-07-2012 / Gazeta 55

Ndërkaq, i pyetur për deklaratat e tij me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarëissë, kreu i qeverisë, Berisha tha se do të bëjë gjithçka që ky 100 vjetor të jetë në piedestalin e duhur duke njohur edhe versionin real të historisë. Berisha tha se historia është e falsifikuar dhe se kombi duhet të njihet me të vërtetën. “Synoj ta shndërrojmë këtë 100-vjetor në një piedestal. Kemi ardhur në këtë 100-vjetor si një komb me histori të falsifikuar. Më atribuojnë gjëra që nuk i kam thënë kurrë”- theksoi Berisha, ndërsa shtoi se s’mund të mohohen të vërtetat që ekzistojnë. Ai akuzoi ish-diktatorin Enver Hoxha për qëndrimet makabre dhe antikombëtare që ka mbajtur duke përjashtuar Kosovën. “Duhet të jetë një 100 vjetor analize, ideja se Berisha po nxjerr në pah figura nga veriu dhe Kosova, këto janë qëndrime antikombëtare. Enver Hoxha nuk e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati, por sepse çdo ditë ia errësonte pushtetin e tij. Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës dhe të rrethanave. Kanë dalë debate për numrin e dëshmorëve, nuk e di sa është por di që shqiptarët kanë luftuar, është e patolerueshme të shpallësh dëshmorë ata që nuk janë”- tha ai. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›