Ndryshimet në Qeveri, Paloka: Janë ekskluzivitet i Kryeministrit
“Ne si mazhorancë kemi mandatuar kryetarin e partisë, z.Berisha, ai është Kryeministri i vendit dhe si çdo vend tjetër të botës, kryeministri caktohet që të formojë qeverinë”
Zërave për ndryshime drastike në qeveri, pas reformatimit të fundit të kabinetit qeveritar, u përgjigjet nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka cili thotë se mazhoranca ka mandatur Kryeministrin Sali Berisha për të ushtruar këtë të drejtë. Z.Paloka thekson se është ekskluzivitet i kreut të PD-së, formatimi i kabinetit qeveritar. Ai i cilëson të panevojshme ndërshimet e mëtejshme në qeveri, pas lëvizjeve të fundit. “Kryeministri Berisha është mandatuar nga partia për të ushtruar të drejtën ekskluzive për ndryshimet e kabinetit qeveritar”- tha Paloka. Ndërsa shtoi se “ne si mazhoranca kemi mandatuar kryetarin e partisë, z.Berisha, ai është Kryeministri i vendit dhe si çdo vend tjetër të botës, kryeministri caktohet që të formojë qeverinë”. “Unë besoj se z.Berisha është personi më i interesuar për mbarëvajtjen e punës së qeverisë, por edhe më tej, për mbarëvajtjen politike të mazhorancës. Kështu që, besoj dhe jam i bindur se Kryeministri ka bërë zgjedhjen që e ka konsideruar si më të mirën. Ndryshimet e fundit në qeveri u kryen 3 javë më parë, kur pas pas votimit të ish ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani në postin e kreut të shtetit, Kryeministri emëroi në këtë postin, Flamur Nokën. Njëkohësisht, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi ndryshimet e radhës të emrave të saj në kabinetin qeveritar.
...