Rama: Berisha është e shkuara. Do ndërtojmë një të ardhme pa dasi e sherre
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas konferencës për shtyp të kryeministrit Sali Berisha, i cili e sulmoi ashpër Ramën si njeri obsesiv. Berisha deklaroi në konferencë se Rama do të fitojë me ligj, kurse kryeministri tha se ai fiton me vota. Duke folur për Bamir Topin, Berisha e sulmoi ashpër edhe atë, duke thënë se ka zgjedhur të jetë në krah të Edi Ramës.
Në reagimin e tij, Rama thotë se Berisha është e shkuara që synon të mbajë shqiptarët peng të dasive. Por Rama tha se ata do ndërtojnë një të ardhme pa dasi e sherre.
Kryeministri është e shkuara, flet në emër të së shkuarës. Me gjuhën e së shkuarës. Për t’i mbajtur shqiptarët peng të dasive e mendësive të shkuara.
Sfida jone është e ardhmja që duam të ndërtojmë. Pa dasi e sherre dhe me një gjuhe e mendësi të re duke thënë ç’do bëjmë e bërë ç’do themi, shkruan Rama.