E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavarësisë mbledh kombin në Tiranë

29-11-2012 / Gazeta 55

Torta e Pavarësisë, më e madhja në botë


Mijëra shqiptarë u mblodhën dje në Tiranë, për festuar 28 nëntorin, 100 vjetorin e Pavarësisë. Që në orët e para të mëngjesit, të gjithë rrugët dhe sheshet e kryeqytetit shqiptar kanë qenë të tej mbushura me qytetarë të ardhur nga të gjithë trojet shqiptare. Mijëra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme dhe trojet shqiptare jashtë kufijve, i kanë dhënë kryeqytetit një pamje tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim zakonisht. Dyndja e qytetarëve në kryeqytetin e kombit, Tiranë, vijoi përgjatë gjithë ditës, ku nuk munguan aktivitetet e larmishme kulturore dhe artistike. Kulmi i aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës, ka qenë ceremonia e prerjes së Tortës së 100 vjetorit të Pavarësisë, përpara TKOB. Kjo tortë me sipërfaqe 550 metra katrorë dhe me peshë 18 tonë, është sot më e madhja e realizuar në botë. Në këtë ceremoni, të ftuar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte presidentja e Kosovës Atihfete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, etj. Në përshëndetjen drejtuar mijëra të pranishmëve në sheshin “Skënderbej”, kryebashkiaku Lulzim Basha uroi 100 vjetorin e Pavarësisë, këtë festë të bukur siç e cilësoi ai. Ndërsa ftoi dy kryeministrat, Berisha dhe Thaçi si dhe presidenten Jahjaga, për prerjen e tortës. Policia masa për festimet/Nisur nga fakti që aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë, sollën në Tiranë dyndje të qytetarëve nga rrethe të tjera, por edhe nga Kosova e Diaspora, të cilët i janë bashkuar kryeqytetasve në këtë ditë festive, policia e Tiranës mori masat për mbarëvajtjen e festimeve. Sikurse ishte paralajmëruar 1090 forca policie zbatuan planin e masave për bllokimin e Sheshit “Skënderbej” dhe akseve të tjera, në shërbim të mbarëvajtjes së aktiviteteve. Shërbimet policore u angazhuan edhe për lëvizjen e delegacioneve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Sipas policisë, zbatimi i këtij plani masash ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët duket se kanë kufizuar lëvizjet me mjetet e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›