E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i librit të Ismail Malosmanit, Berisha viziton ekspozitën në Bibliotekën Kombëtare

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në ekspozitën me rastin e 100-vjetorit të librit të Ismail Malosmanit në Bibliotekën Kombëtare. Në një prononcim për mediat kryeministri Berisha duke vlerësuar figurën e Ismail Malosmanit theksoi se është bërë një punë e shkëlqyer nga Biblioteka Kombëtare për këtë ekspozitë.
"Ismail Malosmani shpërndau dritë dhe dije në të katër anët e trojeve, botoi kryevepra të letërsisë shqipe dhe botërore të cilat u bënë bazë e fuqishme të formimit intelektuar shqiptar theksoi Berisha duke shtuar se në këtë ekspozitë ka botime që ai i ka lexuar në rininë e tij që në atë kohë ishin të ndaluar.
Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të financojë sistemet e dixhitalizimit në Bibliotekën Kombëtare në mënyrë që fondi të bëhet disponibël online për shqiptarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›