Ekspozita "Portreti i një populli"

“Potreti i nje populli” eshte jo vetem titulli por edhe impresioni qe merr teksa sheh ekspoziten e celur ne ambjentet e muzeut kombetar me fotografi nga mjeshtrat shqiptare te fotografise Pjeter Marubi dhe Kole Idromeno. Portrete burrash dhe grash shkodrane, zadrimore, dukagjinase, peizazhe të jetës qytetare dhe fshatare të veriut të Shqipërisë, fotografi nga shpallja e Pavarësisë, jane realizuar nga Marubi dhe Idromeno nga viti 1888 deri më 1913.
Ekspozita qe do te qendroje e hapur deri me 9 maj e quajtur "Portreti i një populli", prezanton 26 fotografi krejt origjinale. Fotografitë e Marubit, i pari që solli artin e fotografisë në Shqipëri, dhe nxënësi i tij Idromeno, janë marrë nga arkivi i Institutit të Kulturës Popullore Tiranë. Janë pjesë e projektit "Bujaria e Shqiponjave" të programit "Interreg III", që mori përsipër restaurimin dhe stampimin të Fotetekës "Marubi". Restaurimi i fotografive dhe shtypja janë kuruar nga fotografi Gino Bleve.
Ekspozita është e ndarë në tri seksione: "Grupe dhe Familje", "Gratë" dhe "Burrat". Në të parin Marubi dhe Idromeno kanë fiksuar familje të veriut të Shqipërisë, Shalës, Mirditës, Zadrimës, Shllakut, Dukagjinit në vitet 1888-1900. Të Marubit janë "Fshatarët e Mirditës" (1888), kurse Idromeno në këtë seksion prezantohet me "Fshatarët Katolikë të Zadrimës" (1890) dhe "Malësorët e Dukagjinit". Seksioni i dytë, me 6 fotografi, "Pasazhe dhe skena të jetës sociale" i referohet jetës së malësorëve, punëve dhe zanateve të tyre, po aq edhe gëzimeve e tyre. I takon Idromenos të tregojë më tepër me artin e tij për Shkodrën. Këndi që i është kushtuar grave dhe vajzave malësore, të mban më gjatë përpara fotografive. Nga Idromeno një fshatare në festën e luleve, një katolike duke dalë nga shtëpia, dhe një kurtizane, parë nga Marubi, përbëjnë seksionin "Gratë".
Mira Tuci < I mëparshmi