E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktura në krizë, bien blerjet

“Arti reflekton krizen”. Keshtu thote drejtori i galerise “Zenit”, Krenar Zejno. Shpesh eshte folur per krizen dhe pasojat e saj ne te gjitha sferat e shoqerise, por duket se arti e ka parashikuar dhe vazhdon ta parashikoje kete. Jo vetem renia e numrit te blereseve, por edhe mosinteresimi i dukshem i publikut ndaj veprave te mirefillta, eshte nje tregues mjaft domethenes.

"Mendoj qeshte inversi, arti reflekton krizen. Une jam me idene e te kundertes qe arti parashikon ate qe do te ndodhi me vone, pra esenca profetike e artit, nese flasim per art te vertete. Arti ka filluar ta prezantonte kete lloj mosperputhje qysh me perpara, prandaj i meshoj kesaj ideje, dhe ndoshta do te jete arti qe kur ai te reflektoje do njoftohemi", thote Krenar Zejno, drejtor i Zenit.

Duket se ky fenomen nuk shfaqet vetem ne ekspozitat e kryeqytetit por edhe ne studiot e piktoreve. "Persa i perket shitjeve, normalisht qe eshte vene re dobesimi i shitjeve, sepse kriza ne cdo vend pasqyrohet, aq me teper ne art sepse arti eshte delikat, duke pasur shije te holla, dhe normalisht qe eshte ndjere", thote Brilanta Kadillari, zedhenese e galerise "Kledio"

"Jo vetem ketu po dhe ne studiot e piktoreve ankesat tashme te lendojne, dhe ata vete thone se dikur shkelnin kater a pese bleres potenciale, tashme eshte nje ne tre kater muaj, jo tre kater ne muaj", vijon Zejno.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›