100-vjetori i pavaresise Berisha premton ndertimin e Kuvendin dhe te stadiumit te ri
Kryeministri Berisha trajtoi dje ne mbledhjen e qeverise organizimin e kremtimeve per 100-vjetorin e pavaresise se shtetit shqiptar duke e cilesuar ate ngjarjen me te madhe te viteve te ardhshme. Kryeministri tha se kremtimet nuk do te jene vetem festive por do te shoqerohen me ndertimin e disa veprave te medha moderne infrastrukturore si Parlamenti i ri stadiumi i futbollit etj. Kryeministri tha se ne kete kuader investimet do te shtrihen ne te gjitha qytetet e komunat e vendit ndaj kerkoi qe edhe buxheti i shtetit te orientohet ne kete drejtim. Ne kete kuader Berisha kerkoi krijimin e nje komisioni te posacem qeveritar qe do te percaktoje ne teresi veprat qe do te ndertohen ne kuadrin e 100-vjetorit te pavaresise. Si kryefjale te kesaj mbledhjeje une kam zgjedhur 100-vjetorin e pavaresise se shtetit shqiptar. Kjo eshte ngjarja me e madhe e viteve qe vijne dhe ne do te bejme cdo perpjekje qe ky 100-vjetor te shenoje ndryshimin me te madh te mundshem te ketij vendi. Kam menduar qe ky 100-vjetor te jete i prekshem ne te gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Ne Tirane mendoj se ndertimi i Parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merret. 100-vjetori duhet ta gjeje kete republike me tempullin e vet te demokracise te parametrave te arkitektures e te funksionalitetit me modern. Ndaj le te nise puna menjehere per te marre te gjitha vendimet dhe filluar sa me pare ndertimin e parlamentit per te cilin u be nje konkurs por te rishqyrtohen edhe nje here projektet te fillohet pa humbur kohe me projektin e zbatimit - eshte shprehur Berisha. Sipas tij ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete stadiumi me modern i kryeqytetit. Ndaj Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme por ne 100-vjetorin e pavaresise duhet qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne - eshte shprehur Berisha ndersa theksoi se qyteti i Vlores do te perfitoje me shume nga investimet e qeverise me rastin e 100-vjetorit te pavaresise.
9 Shtator 2010