100-vjetori i pavarësisë, LRI aktivitete në të gjithë vendin
TIRANE – Lëvizja Rinore për Integrim do të ketë një axhendë të pasur me aktivitete në të gjithë vendin, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Duke e cilësuar rininë shqiptare si një forcë e madhe për të ardhmen e vendit, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili theksoi se asnjë lëvizjeje tjetër politike nuk i shkon për shtat 100-vjetori i pavarësisë.
“Përkundrejt kujtdo që bën sikur e do Shqipërinë, LRI e do me zemër dhe me shpirt atë. Askujt më shumë se sa LRI-së nuk i takon dhe nuk mund t’i takojë që të flasë për 100-vjetorin. Të bëjë një axhendë që i shkon për shtat më shumë se çdo force tjetër.”- deklaroi Vasili.
Nga ana e saj anëtarja e Kryesisë së LSI-së Monika Kryemadhi nënvizoi se prioritet mbetet sfida e përbashkët për integrim në të gjitha aspektet e tij.
“Vazhdimësia është sfidat që ne marrim përsipër për t’i çuar përpara, integrimin europian por jo vetëm atë, integrimin e çdo të riu.”- deklaroi Kryemadhi.
Aktivitetet e LRI-së do të vijojnë deri në prag të 29 nëntorit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)