Basha: Largimi i Oketës nga PD është një vendim personal
TIRANË- Largimi i Gazment Oketës nga grupi parlamentar i PD-së është një vendim personal, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke theksuar se Bashkia e Tiranës është një lokomotivë e fuqishme ekonomike dhe sociale e vendit që qëndron larg konflikteve politike.
Duke folur në një intervistë televizive, Basha tha se, "nuk më takon të jem parashikues politik. Ndonëse largimi i z.Oketa nuk ishte e papritur, por ajo që më suprizon tha Basha, është fakti se për shumë nga çështjet që ai ngriti në media, mund t'i kishte trajtuar në institucionet apo forumet e PD-së.
Unë mendoj, u shpreh, kreu i Bashkisë së Tiranës, se vendimi është një vendim personal. Gjithësesi shton ai, nuk mund të dalë me konkluzione kur zhvillimi dhe evolucionet në sferën politike janë dinamike. Në këtë kuadër thekson ai, PD ka një histori, rregulla, një të ardhme dhe hapësira aktuale potenciale që i ofrojnë çdokujt mundësinë e diskutimeve dhe parashtrimit të opsioneve.
"Çdokush ka mundësi të thotë lirshëm mendimin e tij dhe kjo është e bukura e pluralizimit dhe PD-së. Duke mos gjykuar mbi hamendësi, unë sugjeroj se duhet të shohim realisht. Aktualisht në fokus të sfidës së Bashkisë së Tiranës është qeverisja e qytetarëve të Tiranës. Përsa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit, do të thoja, se ka një kornizë kushtetuese dhe ky proces duhet t'i përmbahet kësaj kushtetute.
Ndërsa i pyetur për vlerësimin e ambasadorit amerikan Arvizu, i cili e cilëson kryebashkiakun "një yll në ngjitje", Basha thotë se, kjo është një mbështetje dhe frymëzim për t'iu përkushtuar zhvillimit të Tiranës.
(d.b/BalkaWeb)