E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, plagoset më plumb në këmbë një 55-vjeçar

VLORE - Një 55-vjeçar është plagosur nga disa persona në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Osman Haxhiu’, ndërsa 55-vjeçari Zao Dani është plagosur në këmbë me armë zjarri pranë banesës së tij.

Sipas policisë, dyshohet se shkak ka qenë një borxh që djali i të plagosurit i kishte autorëve të ngjarjes prej disa muajsh.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se dyshohet se plagosja ka pasur si qëllim vetëm paralajmërimin e 55 -vjeçarit dhe djalit të tij. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›