Koreja e Veriut ndërpret programet për pasurimin e uraniumit
PENJAN- Koreja e Veriut ka rënë dakord të ndërpresë pasurimin e uraniumit si dhe testimet e raketave bërthamore dhe ato me rreze të gjatë, në këmbim të programit të ndihmës për ushqime.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtare të Penjanit dhe burime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetë Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur sot se Koreja e Veriut ka rënë dakord gjithashtu të lejojë inspektorët të monitorojnë reaktorët e saj, për të verifikuar zbatimin e këtyre masave.
Në këmbim Washingtoni do t’i sigurojë Penjanit rreth 240 mijë tonë ndihma ushqimore. Ky vendim vjen pas bisedimeve të javës së kaluar mes SHBA dhe Koresë së Veriut në Pekin.
Sipas analistëve ky mund të jetë hapi i parë i rinisjes së negociatave 6-palëshe për çarmatosjen bërthamore, që u ndërprenë në 2009-ën.
(er.nu/news24/BalkanWeb)