E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori i pavarësisë, aktivitete në Junik e Pejë

100 vjetori i shtetit shqiptar ka ndezur me festime e aktivitete edhe Kosovën. Në qytetet e Junikut dhe Pejës është promovuar libri "Për kombin, për demokracinë" në autorësi të ish deputetit të Tropojës Azgan Haklaj.
 

Aktiviteti kanë vijuar edhe me një sesion shkencor kushtuar kuvendit të Junikut, të cilën e përshëndeti edhe presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaci dhe ministri i Kulturës së Shqipërisë, Aldo Bumci.
 

Të pranishmit kanë kujtuar vendimet e kuvendit të Junikut, historianë dhe personalitete të shumtë për kontributin e dhënë në shpalljen e Shqipërisë shtet i pavarur. Drejtuesi i komunës së Junikut i ka atribuar cmim simbolik Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministrit të Kosovës,Hashim Thaci.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›