E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, mbante identitet të rremë, arrestohet kosovari

Forca të policisë së komisariatit Rinas kanë vënë në pranga mëngjesin e sotëm një shtetas kosovar. Shtetasi, Xhavit Makolli, është arrestuar menjëherë pas deportimit të tij nga Zvicra, ku ka jetuar nën një identitet të rremë. Zvicra ka bërë deportimin e tij, nën identitetin `Artan Hasanpapaj` për shkak se nuk ka pasur një leje qëndrimit të rregullt atje.
 

Ndërkaq gjatë verifikimeve të policisë ka rezultuar se bëhet fjalë për shtetasin kosovar Xhavit Makolli, ndërsa identiteti me të cilin u vu në pranga në Zvicër rezulton i rremë, ndërsa dyshohet që shtetasi kosovar të ketë blerë identitetin tjetër nga shtetasi Artan Hasanpapaj, me origjinë nga Tropoja.
 

Po sipas policisë dyshohet që kosovari të ketë ofruar një shumë të konsiderueshme parash, kundrejt blerjes së pasaportës biometrike me të cilën ka udhëtuar drejt Zvicrës.
 

Pas arrestimit të tij në Rinas dhe marrjes në pyetje kanë nisur edhe hetimet në lidhje me personin që mund t`i ketë shitur atij pasaportën biometric.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›