Kreu i LSI, Meta: Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka prezantuar paraditen e sotme, kandidatin për deputet të LSI në Kombinat, Ardit Çelën.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit për deputet, kreu i LSI-së u shpreh se shkëlqimi i ekonomisë në Shqipëri ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit dhe se ka ardhur që të flasim për ekonominë reale dhe jo për atë virtuale.
Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale, u shpreh Meta.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh gjithashtu edhe në lidhje me propozimin e paketës që ai ka bërë për miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat.
Propozova një paketë për miratimin e 3 ligjeve, shpresoj që Berisha të mbajë fjalën për miratimin e tyre, tha kreu I LSI-së.
Kurse kandidati për deputet i LSI-së, Ardit Çela, u shpreh se LSI-ja është një forcë politike, që beson tek të rinjtë.