E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori mbreteresha e Mbreterise se Bashkuar uron shqiptaret

Mbretëresha i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani për 100 vjetorin e Pavarësisë.
 
"Me kënaqësinë më të madhe po ju dërgoj Shkëlqesia Juaj, urimet e mia për festimin e njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë. Shekulli i kaluar ka paraqitur shumë sfida për vendin tuaj duke u bërë një testament për forcën dhe vendosmërinë e popullit shqiptar në mënyrë që ju mund të festoni përvjetorin e 100-të si një shtet i pavarur, anëtar i NATO-s, kryetar i suksesshëm i Këshillit të Evropës  dhe një partner i respektuar rajonal. Më lejoni ti shpreh Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të mira për lumturinë dhe begatinë e Qeverisë dhe popullit të Shqipërisë në vitin e ardhshëm, dhe shekullin tuaj të dytë të pavarësisë. Elizabeth R", thuhej në mesazhin e Mbretëreshës.  
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›